Power Industries është një kompani lider në sektorin e import-eksportit, me fokus në tregëtimin me shumicë dhe pakicë të automjeteve, makinerive të rënda dhe pajisjeve të ndryshme. Qëllimi ynë është të sjellim një qasje Europiane në tregun e prokurimeve publike në vend. Jemi të fokusuar në ofrimin e një shërbimi cilësor, korrekt, dhe efektiv.
Në Power Industries ne vlerësojmë partneritetin dhe bashkëpunimin. Projektet e realizuara me sukses ndër vite janë garanci e përgjegjshmërisë, cilësisë dhe leverdisë që kompania jonë siguron.
Përkushtohemi për arritjen e qëllimeve tona përmes një vizioni të qartë:
Zgjidhje Inovative – Jemi gjithnjë në kërkim të përmirësimit dhe inovacionit. Ekspertët tanë synojnë zgjidhje inovative që përmbushin nevojat e klientëve tanë.
Partneritete që zgjasin – Ne besojmë në krijimin e bashkëpunimeve afatgjata me klientët tanë. Marrëdhëniet tona bazohen në besim, integritet, respekt dhe përfitueshmëri të ndërsjellë. Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me partnerët që na besojnë për tu siguruar atyre rritje dhe sukses.
Cilësi dhe Standart – Në Power Industries mundësojmë produkte dhë shërbime të një fryme Europiane për klientët tanë. Përkushtimi në arritjen e standarteve të larta të profesionalizmit dhe cilësisë ndër vite, na faktorizon si lider të industrisë.
Mbulojmë një rang të gjerë shërbimesh dhe produktesh për të optimizuar përformancën tuaj.
Ofrojmë një sërë makinerish të përshtatshme për industri të ndryshme. Garantojmë rendiment, produktivitet dhe jetëgjatësi.
Teknologjia më e fundit e sistemeve të radarit për siguri të shtuar: detektim, monitorim dhe mbikqyrje për siguri të shtuar.