Power Industries

Working hours: Mon - Sat 8:00 - 18:00

Markat më të njohura ndërkombëtare

Industriale

Power Industries ofron një gamë të gjerë shërbimesh industriale. Në sajë të ekspertizës dhe teknikave avangardë, sjellim zgjidhje inovative, të personalizuara që plotësojnë nevojat e klientëve tanë.
Shërbimet tona industriale mbulojnë te gjithë procesin, që nga dizajnimi e deri tek shërbimet e mirëmbajtjes, duke siguruar mbarëvajtje dhe produktivitet optimal. Skuadra jonë e profesionistëve, përfshirë inxhinierët dhe teknikët, kanë përvojën e nevojshme për të menaxhuar projekte nga më komplekset.
Si në dizajnimin dhe ndërtimin e objekteve industrial apo në proceset e optimizimit dhe suportin e vazhdueshëm, përgjatë gjithë projektit kemi prioritet efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë.

Energjitikë

Power Industries është lider në mbulimin e projekteve të energjitikës. Ofrojmë zgjidhje të sofistikuara në sektorët e prodhimit të energjisë dhe në ato të shpërndarjes. Jemi të specializuar në projektet e energjisë të rinovueshme, diellore, të erës, hidroelektrike si dhe në burimet tradicionale të energjisë.

Ekipi ynë i ekspertëve të energjisë punën ngushtësisht me klientët për zhvillimin e zgjidhjeve elektrike që janë në një linjë me kërkesat e tyre energjitike. Nga dizajnimi i projektit fillestar e deri tek instalimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, ne sigurojmë një proces profesional të prodhimit apo shpërndarjes të energjisë.
Në sajë të ekspertizës dhe teknologjisë së fjalës të fundit, i mundësojmë klientëve tanë optimizimin e përdorimit të energjisë, reduktimin e kostove dhe minimizimin e ndikimit në ambient. Në Power Industries jemi të përkushtuar në sjelljen e zgjidhjeve inovative për klientët tanë dhe në ofrimin e zgjidhjeve efiçiente të energjitikës.

Elektro-mekanikë

Power Industries është e specializuar në ofrimin e shërbimeve elektro-mekanike. Ekipi ynë i inxhinierëve dhe teknikëve ka përvojë shumëvjeçare në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme elektro-mekanike.

Ofrojmë ekspertizë në sistemet e kontrollit, automatizimin dhe instalimet mekanike. Qoftë për projekte të mëdha industriale apo sisteme rezidenciale, ne sigurojmë zgjidhje efikase dhe të besueshme të përshtatura për kërkesat specifike të klientëve tanë.
Angazhimi ynë për cilësinë dhe respektimi i standardeve të industrisë na bëjnë një partner të besueshëm në fushën elektro-mekanike. Me fokus në sigurinë, efikasitetin dhe inovacionin, ofrojmë performancë optimale dhe vlerë të shtuar për klientët tanë.

Laboratore

Power Industries posedon laboratorë të avancuar të pajisur me teknologjinë e fundit dhe teknika testimi avangardë. Shërbimet tona laboratorike mbulojnë një gamë të gjerë industrish dhe aplikimesh, duke përfshirë testimin e materialit, kontrollin e cilësisë, zhvillimin e produktit dhe kërkimin laboratorik.

Ekipi i laborantëve, teknikëve dhe inxhinierëve janë të përkushtuar në ofrimin e rezultateve të sakta dhe të besueshme. Laboratorët tanë kanë kapacitet në kryerjen e testimeve të ndryshme analitike, kimike, fizike dhe mekanike për të siguruar përputhjen me standardet dhe rregulloret e industrisë. Ne ofrojmë zgjidhje laboratorike të përshtatura për nevojat specifike të klientëve: procese testimi efikase e rezultate në kohë rekord.
Testim i materialeve, vlerësimin i performancës së produktit apo kryerje e kërkimive, laboratorët e Power Industries janë të pajisur për të përmbushur nevojat e ndryshme të klientëve tanë duke ruajtur standardet më të larta të saktësisë dhe besueshmërisë.

Makineri të rënda

Power Industries është e specializuar në ofrimin e shërbimeve elektro-mekanike. Ekipi ynë i inxhinierëve dhe teknikëve ka përvojë shumëvjeçare në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme elektro-mekanike.

Ofrojmë ekspertizë në sistemet e kontrollit, automatizimin dhe instalimet mekanike. Qoftë për projekte të mëdha industriale apo sisteme rezidenciale, ne sigurojmë zgjidhje efikase dhe të besueshme të përshtatura për kërkesat specifike të klientëve tanë.

Angazhimi ynë për cilësinë dhe respektimi i standardeve të industrisë na bëjnë një partner të besueshëm në fushën elektro-mekanike. Me fokus në sigurinë, efikasitetin dhe inovacionin, ofrojmë performancë optimale dhe vlerë të shtuar për klientët tanë.

Sisteme radari

Power Industries është e specializuar në sistemet e radarëve, duke ofruar teknologji dhe teknika inovative në këtë sektor.
Sistemet tona të radarëve janë të shumëllojshme dhe lidhen me sektoret e: aviacionit, shërbimeve detare, meteorologjisë e mbrojtjes. Ofrojmë zgjidhje të personalizuara të përshtatura për kërkesat specifike të klientëve tanë, duke siguruar performancë dhe saktësi të pakrahasueshme.

Ekipi ynë i ekspertëve ka njohuri dhe përvojë në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të llojeve të ndryshme të radarëve si: radarët e vëzhgimit, radarët e motit dhe radarët e kontrollit të trafikut ajror.

I japim përparësi standardeve më të larta të cilësisë, besueshmërisë dhe sigurisë në të gjitha projektet tona. Nga dizajni dhe integrimi fillestar i sistemit, deri te mirëmbajtja dhe suporti i vazhdueshëm, ne bashkëpunojmë me klientët tanë për të siguruar funksionalitet optimal. Power Industries është i përkushtuar për ofrimin e sistemeve të avancuara të radarëve që rrisin sigurinë e efikasitetin në industri dhe më gjerë.